×
Secondary Adv

Ne prill hapet kampusi i ri i Apple per 12, 000 punonjes

Share on Google+

Apple njoftoi ditën e mërkurë se kampusi i ri i kompanisë, Apple Park do të jetë gati për punonjësit në prill.

 

Procesi i transferimit të më shumë se 12.000 njerëzve pritet të zgjasë më  shumë se gjashtë muaj, dhe ndërtimi i ndërtesave dhe parkut  është planifikuar të vazhdojë gjatë verës. Ndërtimi i kampusit me sipërfaqe 175 akra (708, 200 metër katror)  filloi në vitin 2013 dhe kushtoi 5 miliard dollarë.

 

Parashikuar nga Steve Jobs si një qendër kreativiti dhe bashkëpunimi, Apple Park ka transformuar sipërfaqe të tëra me asfalt dhe beton në një hapësirë të gjelbër në zemër të ‘Santa Clara Valley.’ Ndërtesa kryesore është veshur tërësisht me panelet më të mëdha në botë prej qelqi të lakuar.

Për të ndëruar kujtimin dhe ndikimin e tij në botë, teatri në Apple Park do të quhet “Steve Jobs Theater.” Hyrja në auditorin 1000-vendesh është një cilindër xhami 6 metër i gjatë, me diametër 50 metër, i cili mbështet një çati metalike me fibra karboni. Tearti i Steve Jobs është vendosur në majë të një kodre, një nga pikat më të larta brenda kampusit  Apple Park.

Kampusi në formë unaze (rrethore) do të përfshijë një qendër për vizitorë me një Apple Store dhe një kafene e hapur për publikun, një palestër 9, 290 metër katror për punonjësit, paisjet për kërkim dhe zhvillim etj. Parku ofron 3.2 km një rrugë ecje dhe vrap për punonjësit, plus një kopësht frutor, një liqen të vogël dhe një livadh. Ai është dizenjuar në bashkëpunim më studion arkitektonike ‘Foster + Partners’

 


Më të lexuarat