Secondary Adv

Qytetet me numrin me te madh te te pastreheve

Share on Google+

Sot në botë ka qyetete të ndryshme, ndër të cilët disa janë të zhvilluar dhe të mëdhenj, ndërsa disa të tjerë jo. 

 

Mungesa e sterhimit është një problem i madh, i cili ndikon në shoqëri prej dekadash. Ky problem paraqet normën e lartë të varfërisë, e cila ka ndodhur kryesisht për shkak të çështjeve financiare dhe recesionit në vende të ndryshme.

 

1. Nairobi

Nairobi është një qytet në Kenia dhe këtu numri i njerëzve të pastrehë vlerësohet të jetë 250,000 dhe mes tyre 60.000 janë fëmijë.

 

2. Moska

Në Moskë është llogaritur se pothuajse 100.000 njerëz jetojnë në rrugë. Kjo shifër është në rritje të vazhdueshme për shkak të inflacionit dhe krizës ekonomike me të cilat po ballafaqohet qyteti, dhe njerëzit nuk mund ta përballojnë që të kenë një shtëpi të tren për të jetuar.

 

3. Manila

Manila është qytet, i cili ndodhet në Filipine. Ai ka miliona banorë dhe pothuajse 70.000 njerëz jetojnë në rrugë. Njerëzit nuk mund të përballojnë blerjen e një shtëpie apo qeranë e saj, kështu që janë zhvendosur në rrugë dhe janë të përfshirë në krime të ndryshme.

 

4. Abuja

Abuja, qytet në Nigeri po përballet me krizën e strehimit që prej shumë vitesh. Qeveria dhe agjensi të ndryshme janë duke punuar për të zgjidhur këtë problem, por  miliona njerëz janë ende duke jetuar pa shtëpi. 

 

5. Nju Jorku

Nju Jorku është qyteti më i famshëm në të gjithë botën, i cili është në konkurrencë me vendet e mëdha si Parisi dhe Londra. Ai është quajtur si qyteti më i pasur në SHBA, por ende përballet me shumë probleme. Çmimi i shtëpive është i pabërballueshëm nga njerëzit për ta marrë me qera ose për ta blerë atë, prandaj njerëzit janë të detyruar të jetojnë në rrugë (14% e popullsisë që jeton atje).

 

6. Mumbai

Mumbai është një qytet mjaft i njohur indian, i cili ka një popullsi të madhe. Është llogaritur se 57.000 njerëz aty nuk kanë një shtëpi për të jetuar. Problemi është se qeveria nuk është duke punuar për tu siguruar atyre strehim, pasi ndërtesa të  ndryshme zyrtare janë të zbrazëta dhe mund të përdoren për këtë qëllim.

 

7. Kajro

Kajro, kryeqyteti i Egjiptit po përballet me problemin e të pastrehëve që prej shumë vitesh. Këtu mijëra njerëz jetojnë në varfëri dhe të detyruar të jetojnë në rrugë për shkak të mungesës së parave. Është vlerësuar se 5000 fëmijë janë të detyruar të flenë në rrugë dhe të lypin për ujë dhe ushqim. Numri i përgjithshëm i njerëzve që jetojnë në rrugë në Kajro është 100,000, shifër mjaft e lartë dhe raporti jo i mirë për suksesin e vendit.

 

8. Los Anxhelos

Los Anxhelos ka kosto shumë të lartë të jetesës dhe njerëzit janë të detyruar të jetojnë në rrugë. Është vlerësuar se aty 50.000 njerëz janë të detyruar të jetojnë në rrugë. Shumica e tyre janë afrikanë që  bëjn 10% të popullsisë së përgjithshme.

 

9. Meksiko

Meksiko është quajtur si zona më e populluar në planet, por që përballet me një varfëri ekstreme. Ata kanë kulturën dominuese të dhunës, familje të dështuar dhe gjithashtu abuzimin me drogën, e cila shkakton shumë probleme. Është vlerësuar se atje gati 30,000 njerëz janë të pastrehë, si edhe 15,000 fëmijë.

 

10. Xhakarta

Jakarta është kryeqyteti i Indonezisë, i cili është quajtur edhe si zona më e populluar atje. Popullsia e tij është më shumë se 10 milionë, dhe pjesa më e madhe jeton nën nivelin e varfërisë dhe gjithashtu 30,000 njerëz janë të pastrehë. 


Më të lexuarat