Secondary Adv

Ne 2030 ne Dubai 25 per qind e policise do perbehet nga robotet

Share on Google+

Duke filluar nga muaji maj në Dubai do të patrullojnë polica robotë. Sipas zyrtarëve, deri në vitin 2030 ata do të përbëjnë një të katërtën e forcave policore të qytetit.

 

Androidi, i cili është i pajisur me teknologjinë e njohjes së fytyrës, do të përdoret nga publiku për të raportuar krimin dhe për të paguar gjobat e trafikut. Punonjësi robot i policisë robot ka aftësinë të skanojë fytyrat nga 20 metra larg dhe në kraharor ka një ekran me prekje, të cilin qytetarët mund ta përdorin për të kontaktuar policinë.

Deri në 2030, robotët do të bëjnë rreth 25 për qind të forcave të përgjithshme të policisë. Deri në vitin 2025, Dubai do të jetë një nga pesë qytetet më të mirë në botë për nivelin e sigurisë.


Më të lexuarat