Secondary Adv

Fluturimet elektrike nga Londra ne Paris mund te behen realitet per 10 vjet

Share on Google+

Kompania “Wright Electric” ka bërë të ditur projektin e saj ambicioz, për realizimin e fluturimeve nga Londra në Paris me avionë elektrikë, në dekadën e ardhshme.

 

Avioni do të mbajë 150 pasagjerë në udhëtime me më pak se 300 milje (480km). Sipas kompanisë eleminimi i përdorimit të karburantit do të ulë në mënyrë drastike koston e udhëtimit.

 

Ditën e martë, gjatë një prezantimi për investitorët potencialë “Wright Electric” tha se kjo do të përfshijë rreth 30 për qind të të gjitha fluturimeve në nivel global. Sipas saj fluturimet ekologjike (zero-emetime) do të ndihmojnë për të ulur ndotijen e ajrit. Gjithashtu aeroplanët elektrikë do të jenë  dukshëm më të qetë se aeroplanët me karburant, të tillë si Airbus A380, avioni më i madh i pasagjerëve në botë.

Pse të përdorim avionët elektrikë ?

1.Udhëtim me avion më i lirë

- Emetimi  i karbonit zero

- Më i qetë se  aeroplanët me karburantit

- Bateritë mund të karikohen veç e veç nga avioni 


Më të lexuarat