Secondary Adv

38 per qind e vendeve te punes ne SHBA do te i automatizohen deri ne vitin 2030

Share on Google+

Sipas një raporti të ri 38 për qind e vendeve të punës në SHBA do të zëvendësohen nga robotët dhe inteligjenca artificiale nga fillimi i viteve 2030.

 

Analiza nga gjigandi i kontabilitetit PëC, ka zbuluar gjithashtu se profesioni i financierit është më i rrezikuari, pasi mund të zëvendësohet deri në 61% me robotë. Hulumtimi zbuloi se më shumë vende pune janë në rrezik në SHBA, në krahasim me vendet e tjera të mëdha prodhuese në mbarë botën për shembull: 30 per qind te vendeve te punes ne Mbreterine e Bashkuar, 35 për qind në Gjermani dhe 21 për qind në Japoni.

Megjithatë, disa zyrtarë janë skeptikë kur bëhet fjalë për vijën kohore të 2030-ës. Sekretari i Thesarit të SHBA-së,  Steve Mnuchin për AXIOS Media tha: “Nuk jam aspak i shqetësuar  për faktin se robotët do të zëvendësojnë njerëzit në një të ardhme të afërt. Në fakt jam optimist.”

Shumica e punëtorëve, që janë në rrezik të lartë në Mbretërinë e Bashkuar janë të këtyre fushave: në transport dhe ruajtje, në shitje, prodhim dhe shërbime administrative. Sipas raportiti deri në 10.4 milion vende pune, 30 për qind atyre në Britani të Madhe, ka shumë gjasa të automatizohen nga fillimi i viteve 2030.


Më të lexuarat