Secondary Adv

Kompania italiane dizenjon dronin ne formen e nje disku fluturues

Share on Google+

Ky automjet i çuditshëm mund të duket si një disk fluturues, por ai nuk është për jashtëtokësorët.

 

Njerëzit duke kërkuar për një udhëtim, që është me të vërtetë “jashtë kësaj bote” tani mund të fluturojnë me I.F.O (objekt fluturues i identifukuar), një dron i dizenjuar të duket si si një disk fluturues.

 

I projektuar nga Pierpaolo Lazzarini nga kompania italiane “Jet Capsule”, droni është dy vendësh, fuqizohet nga 8 motorë elektrikë rrotullues dhe ka shpejtësi 120m/h (190k/h). Një seri me bateri të rikarikueshme të vendosura në pjesën e jashtme të diskut, furnizojnë me energji çdo motor.

Automjeti fluturues është tre metra (10 feet) i gjatë dhe ka një kabinë kapsulë, me diametër 2 metër. Për një ulje të butë, automjeti ka gjashtë këmbë që palosen dhe zgjaten.

 Të dhëna të mjetit:

- 3 metra (10 këmbë) i gjatë dhe dy metra (6.5 feet) i gjerë

- Vende për dy pasagjerë

- Shpejtësia 120m/h (190k/h)

- Kabinë e ndashme me parashutë emergjence

-Kapsula mund të arrihet nëpërmjet një palë shkallëve të vogla ose një ashnsori  


Më të lexuarat