Secondary Adv

Roboti qe mund te ndertoje nje mur 6 here me shpejt se njerezit

Share on Google+

Një robot, që mund të vendosë tulla 6 herë më shpejt se një ndërtues njeri do të fillojë të përdoret brenda dy viteve në Mbretërinë e Bashkuar.

 

I quajtur Sam (shktrim i Semi-Automated Mason), ai mund të vendosë 3000 tulla në ditë, ndërkohë që mesatarja e një ndërtuesi është 500. Ekspertët kanë folur kundër përdorimit të robotit dhe kanë pretenduar se auto-ndërtuesit mund të vënë në rrezik punën e mijëra muratorëve.

 

Sam është ndërtuar nga kompania me bazë në Neë York në ndërtim ‘Construction Robotics’. Roboti është i përbërë nga një rrip transportieri, një krah robotik dhe një pompë betoni. Një ndërtues është i nevojshëm për të ngarkuar robotin me tulla. Gryka e makinerisë mbulon një tullë me beton, kurse parakrahu robotik e vendos atë në vend.

Në qershor 2015, një robot i ngjashëm u prezantua në Australi . I quajtur Hadrian, ai mund të vendosë mbi 1.000 tulla në orë dhe të punojnë gjatë gjithë. Mund të ndërtojë 150 shtëpi në vit.


Më të lexuarat