×
Secondary Adv

Se shpejti catite diellore te Tesla-s do te dalin ne shitje

Share on Google+

CEO i Tesla-s, Elon Musk njoftoi ditën e premte nëpërmjet Tëitterit se në muajin prill kompania do fillojë të marrë porosi për çatitë diellore.

 

Vizioni i Musk për një shtëpi të furnizuar me energji nga Tesla përfshin një çati diellore, e cila e kthen dritën e diellit në energji të rinovueshme. Ajo mund të përdoret për përdorim të menjëhershëm ose akumulohet në një bateri Poëerëall, e cila përdoret për të karikuar një automjet elektrik Tesla dhe të sigurojë energji për banesën, kur dielli perëndon.

Pllakat diellore të integruara në çati përfshijnë tre shtresa: në mes një shtresë e hollë me ngjyrë që e bën pllakën diellore të padukshme nga rruga, në pjesën e sipërme xham i përforcuar që është i fortë dhe rezistent, dhe sigurisht në pjesën e poshtme shtresa me qelizë diellore me efikasitet të lartë.  Sipas një vlerësimi të Consumer Reports instalimi i këtyre pllakave në çati do të kushtojë rreth 73.500 dollarë. 


Më të lexuarat