×
Secondary Adv

Vendet me te mira per te jetuar

Share on Google+

Organizata e Kombeve të Bashkuara publikoi raportin e saj vjetor “Raporti mbi Zhvillim Njerëzor”, në të cilin renditet lumturia e njerëzve duke u bazuar në gjashtë faktorë: produkti i brendshëm bruto për frymë, përkrahja sociale, liria, jetëgjatësia, bujaria, dhe mungesa e korrupsionit në qeveri ose biznes.

 

OKB-ja mori në konsideratë rreth 200 vende dhe përpiloi listën e vendeve më të mira për të jetuar. Ata janë:

 

1. Norvegji

 

2. Australi

 

3. Zvicër

 

4. Gjermani

 

5. Danimarkë

 

6. Singapor

 

7. Holanda

 

8. Irlandë

 

9. Islandë

 

10. Kanada

Një vështrim i përgjithshëm në raport tregon se bota po bëhet një vend më i mirë për të jetuar. Edhe pse 800 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë nën kufirin e varfërisë ekstreme, statistikat tregojnë se pjesa më e madhe në botë është të paktën në fazën e mesme të zhvillimit.


Më të lexuarat