×
Secondary Adv

Norvegji, hapet biblioteka ku do te ruhen librat me te rendesishem ne bote

Share on Google+

Në Svalbard në Norvegji, për të mbrojtur librat më të rëndësishëm në botë është hapur një bibliotekë, e quajtur “Doomsday Vault.”

 

Librat do të ruhen në formë dixhitale, duke bërë të mundur që t’u mbijetojnë kushteve më ekstreme, duke përfshirë edhe një lufte bërthamore. Teknologjia e re nga një firmë e quajtur Piql, do të përdoret për të ruajtur të dhënat si film (një rrip i hollë fleksibël prej plastike ose materiale të tjera), në vend të ‘hard disk’, ose forma të tjera të magazinimit.

Filmi do të ruhet thellë brenda një miniere të quajtur Mine 3, e cila është e ngrirë dhe mban një temperaturë konstante. Në këtë bibliotekë do të ruhet një koleksion prej rreth 7000 librash në formatin PDF, për të mësuar njerëzit se si të rindërtojnë qytetrimin pas apokalipsit.

 


Më të lexuarat