Bateria qe e kthen nxehtesine e trupit ne energji elektrike
Së shpejti rimbushja e baterisë së telefonit mund të jetë shumë e thjeshtë. Mjafton ta vendosni në xhepin tuaj dhe ajo mund të thithë nxehtësinë që lëshon trupi tuaj.
Shkencëtarët kanë krijuar një bëteri me bazë xheli, e cila është e aftë të konvertojë nxehtësinë e trupit në energji elektrike. Kjo do të thotë se teknologjia që mund të vishet,si për shembull: ‘orat inteligjente’ apo monitoruesit e fitnesit, mund të karikohen kur janë në dorën tuaj duke vendosur xhel në shirita.
Teknologjia punon duke vendosur dy palë të ndryshme pllakash të vogla, metalike në të dyja anët e një plastike si xhel që përçon rrymë elektrike. Këto krijojnë qeliza të vogla elektrike që mund të lidhen së bashku në formën e një fushe loje, e cila mund të vendoset mbi lëkurë si një fashë. Nga prototipi i tyre, i cili ishtë i vendosur në lëkurë hulumtuesit ishin në gjendje të gjeneronin një volt. Një bateri iPhoni kërkon 5V për tu karikuar.