Secondary Adv

Keto shtepi te printura ne 3D mund te perballojne termete dhe uragane

Share on Google+

Këto shtëpi të printuara në 3D, të prodhuara nga kompania me bazë në Ukrainë, PassivDom jo vetëm që janë ekologjike, por ato mund të përballojnë uragane dhe tërmete.

 

Ato janë të pajisura me panele diellorë dhe janë në dispozicion si module të mobiluara plotësisht që mund të kontrollohen nga një smartfon. Shtëpitë e PassivDom përdorin energjinë diellore për të plotësuar të gjitha nevojat e banorëve të tyre, duke përfshirë kontrollin e klimës (ngrohje dhe ftohje) dhe cilësinë e ajrit.

 

Çdo shtëpi përmban një pompë për ngrohje dhe ftohje me një termostat që kontrollohet në distancë, një sistem HEPA, një sistem fotovoltaik jashtë rrjetit të mundësuar nga bateri LiFePO2, një sistem të filtrimit të ujit me rikuperimin e nxehtësisë, ruajtjen e energjisë për ngrohje, bolier dhe një rezervuar uji.

Ato janë të përshtatshme për çdo klimë dhe topografi. Shtëpitë janë ndërtuar duke përdorur teknologjinë e printimit 3D dhe materiale të tilla si: fibër karboni, tekstil me fije qelqi dhe poliuretani, të gjitha të lehta për tu ricikluar. Për arsye se strukturat nuk kanë themele, ato janë të lehta për tu transportuar dhe për tu mbledhur në çdo konfigurim ( trajtë).

 


Më të lexuarat