Secondary Adv

Musk: 100 fabrika litiumi mund te furnizojne me energji te paster gjithe boten

Share on Google+

CEO i Tesla Motors, Elon Musk beson se mënyra më e mirë për të mposhtur ngrohjen globale dhe për të shpëtuar botën është ndërtimi i 100 fabrikave të litiumit.

 

Emri i fabrikës buron nga 'giga', një njësi e matjes që përfaqëson miliarda. Një orë gigavat është ekuivalent me krijimin e një miliard vatëve për një orë, një milion herë më shumë se një kilovat në orë.

Sipas Teslas, ‘Gigafactory 1’ do të prodhojë 35 gigaëatt orë bateri deri në 2018, e cila është e barabartë me prodhimin e tërë botës në vitin 2014. Nju Jorku përdor rreth 52 gigavat orë energjie në vit. Edhe pse fabrika e Nevadës do të bëjë një ndryshim të madh, nuk do të jetë i mjaftueshëm për të gjithë botën, nëse edhe ndërmarrjet e tjera nuk ndërmarrin hapa të njëjtë.

‘Pastaj së bashku, ne mund ta përshpejtojmë kalimin në energji të pastër. Dhe nëse qeveria vendos rregulla për të favorizuar energjinë e qëndrueshme, ne mund të arrijmë atje me të vërtetë shumë shpejt”, shpjegoi Musk gjatë intervistës me aktorin Leonardo DiCaprio, për dokumentarin e këtij të fundit mbi ngrohjen globale.


Më të lexuarat