Secondary Adv

Plani i Elon Musk per te lidhur trurin e njerit me kompjuterin brenda 4 vitesh

Share on Google+

Elon Musk tha se do të shpikë kompjutera të stilit Matrix që mund të implantohet në tru në vetëm katër vjet. Kompania e tij e fundit Neuralink po punon për të lidhur trurin e njeriut me një aparat, duke krijuar paisje me madhësi të vogël.

 

Ai tha se krijimi i një paisje për trurin do të jetë jetike për të ndihmuar njerëzit të konkurrojnë me robotët e së ardhmes. Neuralink u regjistrua në Kaliforni si një kompani ‘kërkimore mjekësore’ korrikun e kaluar dhe Musk po planifikon të financojë kompaninë kryesisht vetë ai.

Ajo do të punojë me atë që Musk e quan teknologjia e “kordonit nervor” duke transplantuar elektroda të vogla të trurit që një ditë mund ‘të ngarkojnë dhe shkarkojnë’ mendimet.  Neuralink synon të lançojë një produkt që do të ndihmojë njerëzit që vuajnë nga dëmtime serioze të trurit në vetëm katër vjet, tha Musk. Dhe tetë deri në dhjetë vjet, teknologjia e stilit Matrix do të jetë në dispozicion për të gjithë, shtoi ai.


Më të lexuarat