Secondary Adv

Kina instalon portat automatike te kembesoreve per te parandaluar shkeljen e rregullave

Share on Google+

Kalimi i rrugës duke shkeluar rregullat e qarkullimit është kthyer nga një problem kulturor në një epidemi në Kinë, aq shumë saqë praktika ka marrë një nofkë famëkeqe “Kalimi i rrugëve në stilin kinez.”

 

Njerëzit shihen duke kaluar rrugën pa respektuar ligjin, duke sjellë dhe bllokim masiv të trafikut në rast aksidenti. Për të ndryshuar këtë, së fundmi zyrtarët në Wuhan, në provincën Hubei të Kinës kanë vendosur të instalojnë dyert e automatizuara të këmbësorëve, si ato në stacionet e metrosë. Tashmë shumë nga këto porta janë instaluar në të dyja anët e kalimit të këmbësorëve dhe kjo do të zgjerohet në të gjithë qytetin nëse vërtetohet se është efektive.

Portat hapen vetëm kur drita e semaforit të këmbësorëve është e gjelbër, dhe mbyllen kur ajo bëhet e kuqe.  Mbetet për t'u parë se çfarë do i ndalojë njerëzit e padisiplinuar të mos kalojnë nëpër këto porta ose të hidhen mbi to (ti kapërcejnë) .

Zyrtarët kinezë kanë thënë se kamerat e vëzhgimit, të vendosura mbi porta do të bëjnë një foto të këtyre shkelësve dhe do t'i turpërojnë publikisht duke shfaqur imazhin e tyre në tabelat dixhitale që janë afër, por kjo do të thotë më shumë kosto dhe duket shumë e pazbatueshme dhe joefektive. Një qytetar tha: “Ka disa njerëz që tashmë mendojnë se ky do të jetë një dështim i shtrenjtë.”


Më të lexuarat