Secondary Adv

Tesla planifikon te dyfishoje rrjetin e saj te karikimit deri ne fund te vitit

Share on Google+

Prodhuesi i makinave elektrike me bazë në Palo Alto njoftoi sot se ka për qëllim të dyfishojë madhësinë e rrjetit të karikimit të Tesla-s deri në fund të vitit 2017. 

 

Ky zgjerim, që do të ndodhë në të gjithë globin, vjen në një kohë kur Tesla po përgatitet të rrisë prodhimin e makinave elektrike në 500,000 në vitin 2018. ( prodhoi 83,922 në vitin 2016.)

Tesla ka dy lloje karikuesash: Superkarikuesat, të cilët mund të ngarkojnë plotësisht një model S në 75 minuta, dhe karikuesat e destinacionit, të cilët punojnë më shumë si një ngarkues shtëpie.  Tesla aktualisht ka 9,000 karikuesa destinacioni dhe 5,000 superkarikuesa. Deri në vitin 2018, do të ketë 10,000 superkarikuesa dhe 15,000 stacione të karikuesave të destinacionit që shërbejnë për  mbi 200,000 automjete të Tesla-s. Vetëm Kalifornia do të marrë 1,000  stacione për superkarikuesa.

Përveç stacioneve të tjera të karikimit, Tesla po zgjeron stacionet ekzistuese: "Tesla do të ndërtojë lokacione më të mëdha përgjatë rrugëve më të frekuentuara të udhëtimit.”


Më të lexuarat