Secondary Adv

Fabrika e pare e levizshme e riciklimit ne bote qe kthen mbetjet ne tulla

Share on Google+

Menaxhimi i mbeturinave është problem në të gjithë botën, por është edhe më e vështirë për komunitetet e izoluara që nuk kanë qasje në pajisjet e riciklimit. 

 

Studioja arkitekturore Miniwiz, me qendër në Tajvan ka sjellë një zgjidhje ekologjike: TRASHPRESSO, një fabrikë ricikluese, e lëvizshme,  me panele diellore që kthen mbetjet në pllaka. Kudo që shkon, TRASHPRESSO merr mbeturinat dhe i riciklon ato në pllaka për përdorim në arkitekturë. Fabrika e lëvizshme e riciklimit është në një platformë konteiner 12 metër që një kamion mund ta transportojë.

Ajo mund të riciklojë mbeturina plastike dhe pëlhurë, duke punuar me energji diellore. Mbeturinat janë “larë, copëtuar, shkrirë dhe formuar” në pllaka arkitektonike dhe uji për pastrimin e plehrave ripërdoret në proces. Mund të nxjerrë nga 10 metra katror në mbi 107 metra katrorë, të pllakave arkitekturore çdo 40 minuta. Çdo pllakë përmban ekuivalentin e pesë shishve plastike. 

Sipas CEO-s dhe bashkë-themeluesit të MiniWiz, Arthur Huang, TRASHPRESSO tejkalon barrierat e distancës dhe energjisë duke treguar se riciklimi është i mundur kudo. Ajo jo vetëm që shërben për të transformuar mbeturinat në vend, por gjithashtu shërben si një mjet edukimi në komunitetet e izoluara .

TRASHPRESSO do të vendoset për herë të parë këtë verë në NianBao Yuze, në pllajën tibetiane. Bukuria natyrore e rajonit të akullnajave është shkatërruar nga turistët që lënë pas mbeturina. Prej aty TRASHPRESSO do të udhëtojë në zona të tjera të largëta ku grumbullohen mbeturina, të tilla si plazhe, liqene, rezervuarë ose lumenj.


Më të lexuarat