Secondary Adv

Ne 2020 fillon perdorimi i taksive fluturuese ne Dallas dhe Dubai

Share on Google+

Kompania e transportit Uber ka njoftuar se po planifikon të shpërndajë taksitë e saj fluturuese në Dallas, Teksas dhe Dubai deri në vitin 2020.

 

Taksitë fluturuese të Uber do të jenë avionë të vegjël që ngrihen dhe ulen ne tokë vertikalisht, (VTOL) me zero emetime dhe mjaft të qetë për të operuar në qytete. Sipas kompanisë këto mjete tranporti do të shkurtojnë kohën e udhëtimit nga San Francisko Marina në qendër të qytetit San Jose në 15 minuta, në krahasim me më shumë se dy orë që duhen tani me rrugë tokësore.

Uber ka bashkëpunuar me kompaninë e prodhimit te stacioneve për karikimin e makinave elektrike, ChargePoint Inc për të krijuar një karikues ekskluziv për rrjetin e tij. Uber pret të kryejë fluturime pasagjerësh si pjesë e World Expo 2020 në Dubai.


Më të lexuarat