Secondary Adv

Se shpejti, robotet qe luftojne krimin zevendesojne rojet e sigurise ne qendrat tregtare

Share on Google+

Vetëm 1.5 metër, ata nuk duken si rojet e zankoshëm të sigurisë, por së shpejti ata do të mund të patrullojnë qendra tregtare në të gjithë botën.

 

Të quajtur “Knightscope K5”, robotët janë krijuar nga një firme e Silicon Valley dhe janë dizenjuar posaçërisht për luftimin e krimit. Sipas një marrveshjeje të nënshkruar nga kompania ata do të përdoren në 16 qytete nëpër SHBA, duke përfshirë Nju Jorkun dhe Masaçusets. Robotët K5 të luftimit të krimit janë të pajisur me GPS, lazer, dhe me teknologjinë e zbulimit të nxehtësisë.

 

Ata janë të dizajnuar të funksionojnë pa u kontrolluar nga njerëzit dhe janë ndërtuar me kamera vëzhgimi, sensorë, detektorë të erërave dhe një sistem imazhi termik. Ata gjithashtu kanë skanera që mund të lexojnë rreth 300 targa makinash në çdo minutë.

Kur patrullojnë, përdorin lazerin për të llogaritur distancën dhe gjithashtu mbështeten në sistemin e tyrer GPS. Robotët janë të pavarur dhe të dizajnuar për të shmangur konfrontimet. Kur dikush shkon drejt njërit prej tyre, roboti do të ndalojë dhe do të lëvizë rreth tyre duke dërguar video brenda një qendre kontrolli ku një njeri monitoron. Për ta marrë me qera ata kushtojnë rreth 7 dollarë (£ 5).


Më të lexuarat