×
Secondary Adv

Dubai vendi i pare ne bote qe ka llojin e vet te shkrimit te Microsoft

Share on Google+

Dubai është bërë qyteti i parë në botë që ka tipografinë e vet sipas një njoftimi të bërë nga qeveria ditën e dielë.

 

I quajtur “Dubai Font”, ai u krijua në bashkëpunim me Microsoft dhe do të jetë i vleshëm në 23 gjuhë të botës.  Princi i Dubait, Hamdan bin Mohammed al-Maktoum, u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve qeveritare që ta miratojnë këtë lloj shkrimi në korespondencën zyrtare.

Këshilli Ekzekutiv i Dubait, i cili drejton punët e shtetit të qytetit dhe kryesohet nga princi Hamdan, tha se ‘fontet’ reflektojnë vizionin e Emirateve të Bashkuara Arabe për t'u bërë një lider rajonal dhe global në inovacion. Tani ‘Font Dubai’ është në dispozicion për 100 milionë përdorues të Office 365 në mbarë botën.


Më të lexuarat