Ne 2019 ne SHBA fillon perdorimi i autobuzave elektrike, autonome
Proterra, prodhuesi i autobuzëve në Kolorado, ka bërë të ditura planet për të zhvilluar dhe testuar autobuzë autonomë në rrugët publike të Nevadës.
Kompania ka vendosur vitin 2019, si afat kohor kur automjetet do të jenë gati për veprim. Proterra filloi shitjen e autobusëve elektrikë në vitin 2009, të cilët janë të aftë të udhëtojnë 350 milje (563 km) me një karikim të vetëm, njësoj me një udhëtim 18 orë për autobusët tradicionalë.
Dhe automjetet e firmës ‘kanë provuar veten në më shumë se 2.5 milion milje shërbim në komunitetet në të gjithë Amerikën e Veriut’. Ajo do të pajisë autobusët e saj elektrikë me sensorë, kamera dhe teknologjinë e vizionit me lazer Lidar, e cila përdoret edhe në makinat aktuale autonome. Autobusi i ridizajnuar më pas do të udhëtojë përgjatë rrugëve dhe do të mbledhë të dhëna për këmbësorët, trafikun etj. Të dhënat pastaj do të përdoren për të zhvilluar algoritme për autobuza autonomë. Sipas kompanisë ai do të jetë në funksion në vitin 2019.