×
Secondary Adv

Vihet per here te pare ne pune lazeri me rreze X me i madh ne bote

Share on Google+

Shkencëtarët kanë ndezur lazerin me rreze X më të madh në botë, i projektuar për të kapur imazhet e strukturave dhe proceseve në nivelin atomik.

 

Këtë e bën duke përdorur dritë lazer në një gjatësi vale që korrespondon me madhësinë e një atomi. Sipas Qendrës kërkimore DESY pranë Hamburgut, në Gjermani, vendosja në punë për herë të parë e lazerit “shënon një epokë të re kërkimi në Evropë.”

 

Operatorët thonë se impulsi i parë i lazerit zgjati një sekondë, një frekuencë që do të rritet në 27,000 blice (shkrepje) në sekondë deri në fillim të shtatorit, kur hapet zyrtarisht për të kryer hulumtime.

Shkencëtarët shpresojnë se projekti europian XFEL do të hapë fusha të reja kërkimi, të tilla si hartimi i strukturës molekulare të barnave të reja dhe shikimi i reaksioneve biokimike në kohë reale. Institucione nga Gjermania, Franca, Italia, Polonia, Rusia, Spanja, Suedia dhe Zvicra janë të përfshirë në projekt.


Më të lexuarat