Secondary Adv

Emiratet po planifikojne te terheqin nje ajsberg nga Antarktida per te siguruar uje te pijshem

Share on Google+

Një firmë me qendër në Abu Dabi po planifikon të tërheqë një ajsberg nga Antarktida në Emiratet e Bashkuara Arabe për të prodhuar ujë të freskët të pijshëm. Një ajsberg mund të sigurojë ujë të mjaftueshëm për një milion njerëz për mbi pesë vjet.

 

Byroja Kombëtare e Këshilltarëve, me seli në Masdar City, Abu Dabi, po planifikon të krijojë blloqe masive të akullit nga Heard Island, rreth 600 kilometra largbregdetit të Antarktidës. Më pas, ajo do t'i transportojë për rreth 5,500 milje (8,800 km) në Fujairah, një nga shtatë emiratet që përbëjnë Emiratet e Bashkuara Arabe.

Emiratet janë një nga 10 vendet më të thata dhe me burimet më të pakta të ujit në botë,  për shkak të klimës jashtëzakonisht të thatë, më pak se 100 mm reshje në vit. Kjo e vendos vendin në rrezik thatësire për 25 vitet e ardhshme. 

Sipas kompanisë një ajsberg mesatar përmban më shumë se 20 miliard litra ujë. Ata duan kohë të gjatëtë shkrihen, ndërsa 80 përqind e masës së tyre është nënujore, ndërsa akulli i bardhë reflekton dritën e diellit dhe devijon nxehtësinë e tij.

Pas mbërritjes në një fabrikë të përpunimit punëtorët do të 'minojnë' ajsbergët për furnizimin me ujë. Blloku i akullit do të hiqet dhe do të vendoset në rezervuarë gjigandë, përpara se të filtrohet dhe përpunohet. "Ky është uji më i pastër në botë:" tha zoti Al Shehi. Ai gjithashtu pohon se prania e ajsbergut mund të sigurojë një mikroklimë më të lagësht në zonë, ndoshta edhe të shkaktojë reshje shiu.


Më të lexuarat