×
Secondary Adv

Aeroplani i pare per pasagjere i prodhuar nga Kina ben fluturimin e tij te pare

Share on Google+

Aeroplani i parë i prodhuar ne Kinë, përfundoi ditën e premte fluturimin e tij të parë.

 

I quajtur C919, me trup të ngushtë dhe dy motorë, ai u ngrit me sukses nga aeroporti ndërkombëtar i Shanghait Pudong me orën lokale 2:00 (7:00 BST). Fluturimi i C919 është hapi i parë i Pekinit drejt pavarësisë nga Boeing dhe Airbus, pasi po përpiqet të zëvendësojë të gjithë 6,000-6,800 avionët e tij perëndimorë me një kosto prej rreth 1 trilion dollarë.

Avioni i ri kinez morri një dekadë për tu ndërtuar, me një kosto 6.5 miliard dollarë. Ai mund të mbajë  158-168 pasagjerë. Fluturimi i parë i C919 zgjati një orë e 20 minuta.


Më të lexuarat