Deri ne 2020 Kina do te prodhoje trenin me te shpejte ne bote
Kina është vendi me rrjetin hekurudhor më të madh për trenat e shpejtësisë së lartë. Pra, ndoshta nuk është për t'u habitur për planet e saj ambicioze për krijimin e trenit më të shpejtë në botë deri në vitin 2020.
Sipas një raporti Kina po zhvillon trena të rinj vendas dhe ndërkufitarë, me shpejtësi maksimale prej 250mph (402 km/h) dhe 373mph (600 km/h). Kjo do të thotë se koha e udhëtimit midis Pekinit dhe Shangait, dy qytete më të mëdha kineze, do të ishte vetëm dy orë me trenin vendas. Ndërkohë, një linjë e dytë, e orientuar kah Euroazisë, do të lidhë ekonomitë e rreth 60 vendeve.
Aktualisht, një nga trenat më të shpejtë në botë është ai që lidh Shangain dhe Aeroportin Ndërkombëtar të qytetit të Pudongut, i cili tejkalon 300 km/h. Sipas mediave lokale, trenat e rinj do të konsumojnë 10 për qind më pak energji sesa trenat që janë aktualisht në përdorim. “Ne do të aplikojmë materiale të reja në kërkimin dhe prodhimin e trenave të ardhshëm me shpejtësi të lartë, të tillë si fibra karboni dhe aliazh alumini, të cilët do të ndihmojnë në zvogëlimin e peshës dhe në rritjen e efikasitetit të energjisë” : tha inxhinieri Qiao Feng.
Kina ka rrjetin më të gjatë hekurudhor në botë për trenat e shpejtësisë së lartë me mbi 11,800 milje (18, 990 km) dhe ai pritet të zgjerohet në 18,000 milje (28, 970km) deri në vitin 2020. Aktualisht Japonia është shtëpia e trenit më të shpejtë në botë. Treni Maglev, i cili udhëtoi me shpejtësi 373 kilometra në orë në 2014.