×
Secondary Adv

Gjermania shenon rekord duke prodhuar 85 perqind te energjise nga burime te rinovueshme

Share on Google+

Gjermania krijoi një rekord të ri kombëtar në prodhimin e energjisë së rinovueshme. Nga 30 prilli deri më 1 maj, ajo gjeneroi  85% të energjisë duke përdorur burime të ripërteritshme.

 

Patrick Graichen nga Iniciativa  Agora Energiewende tha: “Shumica e centraleve të qymyrgurit të Gjermanisë nuk funksiononin ditën e dielë dhe burimet e energjisë bërthamore, të cilat janë planifikuar të eliminohen tërësisht deri në vitin 2022, u reduktuan ndjeshëm.”

Gjermania ka investuar shumë në burime të pastra të energjisë nën qeverisjen e Angela Merkel. Sipas ekspertëve deri në 2030, fundjavat me rekorde si ajo e 30 prillit do të jenë normale për vendin. Në mars, vendi mesatarisht 40% të  energjisë e gjeneroi nga burimet e gjelbra.


Më të lexuarat