Makineria qe mund te pintoje ne 3D nje shtepi brenda 14 oreve
Një shtëpi mesatarisht merr rreth shtatë muaj për të përfunduar, por hulumtuesit e MIT-it kanë zhvilluar një sistem të avancuar që e bën këtë punë në më pak se një ditë.
Ekipi ka dizajnuar një robot autonom që mund të printojë në 3D strukturën bazë të një ndërtese të tërë. E pajisur me një krah robotik me lëvizje precize dhe e furnizuar me energji nga panele diellorë, makina spërkat një shirit të shkumëzuar në tokë dhe pastaj e mbush me beton. Ajo përfundon muret e një shtëpie në formë rrubullake me diametër 15 metra dhe 3.6 metra të lartë për 14 orë.
Në një njoftim për shtyp hulumtuesit thanë se strukturat e ndërtuara me këtë sistem mund të prodhohen më shpejt dhe me më pak kosto se metodat e ndërtimit tradicional. Një ndërtesë gjithashtu mund të përshtatet plotësisht me nevojat e një vendi të caktuar dhe dëshirat e krijuesit të saj. Edhe struktura e brendshme mund të modifikohet në mënyra të reja; mund të inkorporohen materiale të ndryshme dhe densiteti i tij mund të ndryshohet për të siguruar kombinime optimale të fuqisë, izolimit ose pronave të tjera.
Edhe pse kjo teknologji mund të ndryshojë mënyrën se si njerëzit ndërtojnë shtëpi në Tokë, ekipi ekipi mendon se ky sistem mund të jetë i dobishëm kur të shkojmë në Mars, pasi ai mund të krijojë banesa të vogla në më pak se 24 orë.