Roboti qe mund te shikoje ne brendesi te strukturave per te kontrolluar korrozionin dhe demtimin
Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Nevadës krijoi “inspektorin robot të urave”për t’i kontrolluar ato nga korrozioni dhe dëmtime të tjera, me saktësi 96 për qind.
I quajtur Seekur Jr, makina autonome është e pajisur me një aparat fotografik për zbulimin e vrimave vizuale, radarin e depërtimit në tokë për vlerësimin e betonit dhe sensorë unikë për korrozionin e betonit.
Roboti u bë gjithashtu i papërshkueshëm nga uji, duke e bërë të përshtatshme për inspektimin e urave. Sipas ekipit avantazhi i përdorimit të këtij roboti është se ai është më i shkathët se versioni i tij më i madh, Seekur, i cili ishte përdorur në sisteme të tjera robotike. Me një formë më të vogël, roboti Seekur Jr. mund të arrijë të lëvizë në mjedise më të ngushta. Për të testuar inspektorin e tyre robot, hulumtuesit zhvilluan një studim mbi Urën Pleasant Valley, që gjendet në autostradën 580 në Reno, Nevada.