Se shpejti transporti publik ne San Francisko do te jete plotesisht ekologjik
Në San Francisko për të ulur emetimin e karbonit në atmosferë, sistemi i transportit publik do të bëhet edhe më shumë ekologjik. Sistemi i trenave të qytetit të Kalifornisë, BART, do të operojë me energji të rinovueshme.
Ndërsa BART, tashmë ka një portofol relativisht të pastër në aspektin e burimeve të tij të energjisë, aftësia e tij për të blerë energjinë e vet nga burime të ndryshme të ripërtërishme të energjisë (dielli, era dhe hidrocentralet e vogla) do ta bëjë këtë sistem transporti më miqësor ndaj mjedisit.
Shpresa është që BART do ta përfitojë energjinë e tij nga të paktën 50 për qind burime të ripërtëritshme dhe nga të paktën 90 për qind burime me emetim të ulët ose zero të karbonit deri në vitin 2025. Dhe për disa dekada më shumë kjo të arrijë në 100 për qind në të dyja kategoritë.
Siç raporton Digital Trends, ky veprim ka implikime të gjera për të gjithë rajonin, pasi BART konsumon rreth 400,000 megavat orë në vit, ekuivalenti i një qyteti të vogël si Alameda. BART mund të jetë sistemi i parë i elektrifikuar i transportit publik, që do të punojë me 100 për qind energji të rinovueshme, ose të paktën në SHBA.