Secondary Adv

Anija e pare ne bote elektrike dhe plotesisht autonome

Share on Google+

Ajo do të jetë anija e parë në botë që do të lundrojë në dete pa një njeri të vetëm në bord.

 

Kompania “Yara” me qendër në Norvegji ka zbuluar planet e saj për të  krijuar anijen e parë të mallrave në botë, plotësisht elektrike dhe autonome. Parashikohet që ajo të heqë 747 ton dioksid karboni nga ajri duke reduktuar transportin me kamion me naftë me 40,000 udhëtime në vit.

 

 

E quajtur 'Yara Birkeland', anija e teknologjisë së lartë është planifikuar të fillojë lundrimin në vitin 2018. Fillimisht ajo do të operojë si një anije e drejtuar nga një njeri, por në 2020 do të jetë plotësisht autonome. "Çdo ditë, nevojiten më shumë se 100 udhëtime me kamionë me naftë për të transportuar produkte nga fabrika Porsgrunn e Yara për në portet e Brevik dhe Larvik, nga ku ne u dërgojmë produkte klientëve në mbarë botën”, tha Svein Tore Holsether, President dhe Drejtor Ekzekutiv i YARA-s.

Anija do të dizajnohet me sensorë dhe një kombinim të nevojshëm për operacione të largëta dhe autonome, përveç pajisjeve elektrike, baterive dhe sistemeve të kontrollit.


Më të lexuarat