×
Secondary Adv

Fermat e se ardhmes, plotesisht autonome

Share on Google+

Hulumtuesit kanë testuar një traktor autonom, i cili, mund të drejtohet nga një fermer nga një dhomë kontrolli për të kryer shpimin, mbjelljen dhe spërkatjen e tokës.

 

Gjithashtu për të monituruar të mbjellat do të përdoren dronët, kështu që agronomët nuk duhet të hyjnë në terren për të kryer vëzhgimet e tyre. Ekipi i Universitetit Harper Adams në Shropshire beson se kërkimet e tyre do të revolucionarizojnë bujqësinë.

Johnathan Gill, Kit Franklin dhe Martin Abell po përdorin makineri të vogla që tashmë janë në dispozicion në treg, duke përfshirë një traktor kompakt 38kb Iseki TLE 3400, duke i përshtatur ato në laboratorët e universitetit së inxhinierisë.

Financimi për projektin është siguruar përmes konkursit “Innovate UK Satellites for Agri-Food” që siguron fonde për projekte që synojnë të përmirësojnë produktivitetin e sistemeve agro-ushqimore duke përdorur teknologjinë satelitore.


Më të lexuarat