Lekura bionike e printuar 3D mund tu jape roboteve ndjenjen e prekjes
Një “lëkurë bionike” e re, e printuar 3D së shpejti do ti lejojë robotët të ndiejnë botën rreth tyre.
Dhe, studiuesit thonë se është një hap drejt pajisjeve elektronike që mund të printohen direkt në trupin e njeriut. Shtresat e "bojës" të përdorura në këtë teknikë mund të vendosen në temperaturë dhome, duke e bërë të mundur për aplikime të pafundme, nga robotët kirurgjikalë tek paisjet që mund të zbulojnë eksplozivë.
Ky proces i ri u zhvillua nga inxhinierët në Universitetin e Minesotës duke përdorur një printer unik 3D që ata e ndërtuan në laborator. Ky printer është i pajisur me katër pipëza (gryka) , për të printuar lloje të ndryshme të bojës së specializuar për çdo shtresë të pajisjes. Pëlhura përmban një shtresë bazë silikoni, elektroda të sipërme dhe të poshtme të bëra nga bojë përçuese, një sensor presioni në formë spirale.
Ndryshe nga sistemet tradicionale të printimit 3D, të cilët përdorin plastikë të lëngshme të nxehtë dhe të ngurtë, këto shtresa të 'bojës' vendosen në temperaturë dhome, që do të thotë se mund të printohet direkt në lëkurën e njeriut.
"Vendosja e "lëkurës bionike" te robotët kirurgjikalë do tu jepte kirurgëve aftësinë për t'u ndier gjatë operacioneve minimalisht invazive, gjë që do ta bënte më të lehtë operacionin në vend që të përdorin kamerat siç bëjnë tani. Këta sensorë gjithashtu mund ta bëjnë më të lehtë për robotët e tjerë të ecin dhe të ndërveprojnë me mjedisin e tyre.