×
Secondary Adv

Kompania izraelite krijon baterine per makina elektrike qe karikohet per 5 minuta

Share on Google+

Limiti i baterive mbetet pengesa më e madhe për suksesin komercial të makinave elektrike. Por me zbulimin më të fundit duket se edhe kjo pengesë do të lihet pas.

 

Kompania izraelite StoreDot ka krijuar  për makinat elektrike një bateri, e cila mund të karikohet plotësisht për 5 minuta.  Në Panairin e Teknologjisë CUBE në Berlin, StoreDot demostroi një provë të konceptit të teknologjisë që thotë se është një “përmirësim radikal mbi strukturën tradicionale të baterive të jonit të litiumit.”

‘FlashBattery’ kombinon komponimet organike me nano materialet për të shkurtuar kohën e tarifimit. Sipas kompanisë, bateria do të jetë e disponueshme në tre vitet e ardhshme. Brenda pesë minutash makina do të jetë e karikuar plotësisht dhe mund të udhëtojë mesatarisht deri në 482 km.


Më të lexuarat