×
Secondary Adv

Kine, prezantohet bicikleta qe mund te ndihmoje ne pastrimin e ajrit

Share on Google+

Daan Roosegaarde ka prezantuar konceptin e ardhshëm për projektin e tij ‘ Smog Free’, një biçikletë që do të thithë ajrin e ndotur, do ta pastrojë dhe do ta çlirojë atë rreth çiklistit.

 

Daan Roosegaarde është një artist holandez dhe themelues i Studio Roosegaarde, i cili zhvillon projekte që bashkojnë teknologjinë dhe artin në mjediset urbane.

“Smog Free Bike” është koncepti më i fundit i Roosegaarde në kërkimin e tij për qytete të pandotura. Më parë ai ka dizenjuar  “Smog Free Tower”, të cilën ai e ka instaluar në Roterdam dhe më së fundi në Pekin.

Kulla, e cila në thelb punon si një fshesë e madhe me korrent, krijon një xhep ajri të pastër në afërsi të saj. Megjithëse biçikleta është ende në fazën e konceptit, ajo do të funksiononte në mënyrë të ngjashme me kullën, duke u siguruar që ajri që rrethon çiklistin të jetë i pastër dhe i sigurt.


Më të lexuarat