Projekti i Elon Musk per trajnimin e roboteve duke perdorur Realitetin virtual
Kompania jo fitimprurëse, OpenAI e Elon Musk po trajnon robotë për të përfunduar detyrat e njerëzve duke parë vetëm një demonstrim në realitetin virtual.
Kompania kërkimore e inteligjencës artificiale, e cila është financuar nga Musku me 1 miliard dollarë, po krijon robota që kopjojnë njerëzit duke parë simulimet. Imitimi i lejon njerëzit t’i mësojnë gjërat shpejt dhe zhvilluesit në OpenAI thonë se qëllimi i tyre është të krijojnë robota që mësojnë ashtu si ne.
Dizenjuesit testuan mjetin e tyre VR të mësimdhënies duke krijuar një robot që mund të grumbullonte blloqet me ngjyrë pasi e shihte atë të shfaqur në realitetin virtual vetëm një herë. Ekipi shpjegoi se roboti ka dy rrjete nervore , një rrjet vizioni dhe një rrjet imitimi, që e lejojnë atë të imitojë detyrat që njerëzit mund të bëjnë.
Rrjeti i vizioneve është trajnuar me qindra mijëra imazhe të simuluara. Rrjeti i imitimit përpunon demonstrimin dhe e realizon atë, duke marrë parasysh se mund t'i afrohet detyrës nga një kënd tjetër. Roboti mund të gjejë blloqe në botën reale, pavarësisht se kurrë nuk ka parë imazhet aktuale të blloqeve më parë. Sistemi është ende një prototip, që zhvilluesit në OpenAI do të punojnë në të ardhmen.