Dubai do te ndertoje dy ishuj te rinj artificiale deri ne 2020
Kompania globale e investimeve Dubai Holding këtë javë zbuloi planet për Marsa Al Arab, një projekt për ndërtimin e dy ishujve artificialë.
Ata do të kenë një sipërfaqe 371, 612 metër katror dhe do të ndërtohen pranë Burj Al Arab Jumeirah, hoteli ikonë në qytet. Projekti, i cili llogaritet të kushtojë 1.72 miliard dollarë, do të shtojë 2.2 milje plazh në bregun e Dubait. Kompania thotë se ishujt do të përfundojnë në fund të vitit 2020.
I orientuar drejt turistëve, ishulli do të përfshijnë resorte, një park detar 232, 000 metër katror, një teatër 1700 vendësh, shtëpi për shfaqjen e parë Cirque du Soleil të Lindjes së Mesme. Do të ketë gjithashtu 300 apartamente bregdetare.
Ndërsa ishulli i dytë privat, do të ketë 14 vila luksoze dhe port për banorët, së bashku me një hotel. Marsa Al Arab do të shtojë 2400 dhoma hoteli në portofolin e Grupit Jumeirah. Grupi është pjesë e Dubai Holding, e cila është më shumë e zotëruar nga sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Sundimtar i Dubait.