Përpjekja për të gjetur një makinë që përputhet me stilin tuaj nuk është detyrë e lehtë. Por një mjet i ri, modular, autonom që përshkruhet si një "fletë e bardhë letre" mund të jetë zgjidhja për të përmbushur stilet e ndryshme të njerëzve.
Makina autonome “Edit” përbëhet nga pesë pjesë, duke i lejuar përdoruesit të krijojë konfigurime të ndryshme të të njëjtit mjet si në aspektin e stilit edhe të përdorimit. Vetura e modifikuar është projektuar nga kompania OSVehicle me bazë në Hong Kong, pasi donte të bënte një veturë për të gjithë.
Alessandro Camorali, Drejtori i Përgjithshëm i OSVehicle tha: “EDIT është projektuar për të ardhmen, pesë pjesë e përcaktojnë tërë vëllimin, kështu që të gjithë mund të kenë lehtësisht më shumë konfigurime të të njëjtit mjet si në aspektin e përdorimit, stilit dhe aftësisë njohjese. Qëllimi ishte të krijohej një “jo formë”, një fletë bosh, ku njerëzit mund të zhvillonin idetë e tyre, sepse dizajni nuk duhet të jetë imponim, por pjesëmarrje..
Makina pritet të zgjasë më shumë se 20 vjet, pasi modulet mund të zëvendësohen. Trupi ndahet në pesë pjesë kryesore: pjesa e përparme, e pasme, çatia dhe dyer simetrike, duke optimizuar prodhimin dhe duke ulur kostot. Ende nuk dihet se kur makina do të jetë e disponueshme makina, ose sa do të kushtojë.