Apple plan per te bere produkte 100 per qind nga materiale riciklueshme
Mbetjet elektronike, zakonisht të quajtura e-mbetje, janë një problem i madh. Mbi 20 milion ton e-mbeturina prodhohen çdo vit, rreth 3,4 milion ton nga SHBA.
Sipas iFixit, e-mbeturinat vetëm në SHBA peshojnë më shumë se pesha e bashkuar e çdo balene blu të gjallë. Duke qënë se përdorimi global i paisjeve elektronike rritet edhe vëllimi i e-mbeturinave rritet.
Por, gjigandi i teknologjisë Apple synon ta rregullojë këtë problem në kompaninë e vet. Kohët e fundit ajo bëri të ditura planet për përdorimin e materialeve 100 për qind të riciklueshme në prodhimin e të gjitha pajisjeve të saj. Përveç përdorimit vetëm të materialeve të ricikluara, kompania gjithashtu dëshiron që 100 përqind e sistemit të tyre të furnizimit të funksionojë tërësisht me energji të rinovueshme. Ata duan që paketimi i tyre të jetë 100 për qind me letër të ricikluar.
Apple ka bërë përparim në shumë fusha. Qendrat e tyre të të dhënave janë 100 % të mundësuara nga energjia e diellit, erës, apo hidrocentraleve. 96 % e objekteve të tyre në mbarë botën punojnë me energji të rinovueshme dhe mbi 99 % e paketimit të tyre tashmë është bërë me materiale të riciklueshme.