×
Secondary Adv

Adoleshenti nderton satelitin me te lehte ne bote

Share on Google+

Një adoleshent indian ka projektuar dhe ndërtuar satelitin më të vogël në botë, i cili do të hidhet në hapësirë nga NASA këtë verë.

 

18-vjeçari Rifath Sharook nga rajoni Tamil Nadu ndërtoi KalamSat duke përdorur një printer 3D si pjesë e initativës "Cubes In Space"organizuar nga NASA dhe kompania e edukimit idoodlelearning.

Duke peshuar më pak se një smartfon, vetëm 64 g, kubiku është bërë nga një polimer i përforcuar me fibër karboni dhe roli  kryesor i tij është të demostrojë potencialin e materialit në mjediset hapësinore.

Në SHBA, një eksperiment i ngjashëm është duke u zhvilluar me motorë raketash të bërë nga materiali i njëjtë, me shpresën për të eksploruar potencialin e saj për përdorim hapësinor. Më 22 qershor, NASA do të dërgojë kubin në një udhëtimm hapësinor suborbital, ku do të operojë për 12 minuta nën kushtet e mikrogravitetit.


Më të lexuarat