Kina do te krijoje dronin qe mund te mbaje ngarkesa deri ne 1 ton
Ditën e hënë, shitësi online më i madh i Kinës, JD.com Inc. njoftoi se do të krijojë dronë që mund të mbajnë dërgesa me peshë një ton ose më shumë për distanca të gjata.
Kompania tha se do ti testojë dronet në një rrjet që po zhvillohet për të mbuluar provincën veriore kineze, Shaanxi. Ajo tha se ata do të bartin mallra të konsumit në zonat e largëta dhe prodhimin e fermave në qytete.
JD.com, me seli në Pekin, thotë se dërgesat e para për klientët i ka bërë duke përdorur dronë më të vegjël në muajin nëntor. Markat e tjera të tregtisë elektronike (e-commerce), përfshirë Amazon.com Inc. po eksperimentojnë gjithashtu me dronët për shpërndarjen.
Kjo do të përfshijë një rreze prej 300 kilometrash (200 milje) dhe do të ketë baza për dronit në të gjithë krahinën.
“Ne duam të krijojmë një rrjet që do të jetë në gjendje të transportojë në mënyrë efikase mallrat midis qyteteve dhe madje edhe në mes të provincave, në të ardhmen”, tha në një deklaratë shefi ekzekutiv i grupit të biznesit të logjistikës JD, Wang Zhenhui.