Kostumi vete-ajroses qe do ju mbaje te fresket dhe te thate gjate stervitjes
Nëse djersitja është problem gjatë stërvitjes tuaj, hulumtuesit e Institutit të Teknologjisë të Masaçusetsit (MIT) kanë një zgjidhje për tu ofruar. Ata kanë hartuar një kostum sportiv që mund ta mbajë trupin të freskët dhe të thatë në palestër.
Kostumi ka kapakë ventilues që hapen dhe mbyllen në përgjigje të nxehtësisë dhe djersës së trupit. Të fuqizuar nga mikrobe të padëmshme të vendosura në pëlhurë, këta kapakë tkurren dhe zgjerohen në përgjigje të ndryshimeve të lagështirës dhe nxehtësisë.
"Kjo punë është një shembull i shfrytëzimit të fuqisë së biologjisë për të dizenjuar materiale dhe pajisje të reja dhe për të arritur funksione të reja”, tha Xuanhe Zhao, profesor i asociuar në Departamentin e Inxhinierisë Mekanike dhe bashkëautor studimi. Mikrobet, organizma të gjeneruara gjenetikisht, gjithashtu mund të “programohen” për të kryer një numër funksionesh të tjera.