Bosch krijon paisjen qe ju lejon te shikoni cfare ka brenda ne frigorifer me ane te nje aplikacioni
Kompania gjermane e prodhimit të paisjve elektronike Bosch ka krijuar një paisje, e cila do ju lejojë të shikoni nga smarfoni tuaj se çfarë ka në frigor, kur jeni në supermarket.
Duke filluar nga sot firma do të fillojë të shesë mini-kamera, të cilat mund të instalohen brenda frigoriferit dhe të lidhen me aplikacionin në telefonin e pronarit Kjo do të lejojë që personi të shohë pikërisht atë që është brenda kudo që të jetë: në punë, ose në supermarketin pranë shtëspisë së tij. Blerësit mund ta zmadhojnë imazhin për të kontrolluar saktësisht se sa vezë kanë, për shembull, ose nëse ka mjaftueshëm perime.
Kompania Bosch ka prodhuar edhe një sërë paisjesh të tjera si pjesë e planit të saj për krijimin e ‘shtëpisë inteligjente’, pasi do të lidhë dhjetëra pajisje me telefonat celularë. Ato përfshijnë pajisje, të cilat do t'u lejojnë pronarëve të shtëpive të flasin me shoferët e shpërndarjes së porosive që presin jashtë derës së tyre, edhe nëse nuk janë në shtëpi.
Steffen Hoffman, president i Bosch UK, tha: "E gjithë kjo ka të bëjë me sigurinë në shtëpi. Nëse je në supermarket mund ta kontrollosh frigoriferin, ose nëse e ke humbur portofolin tënd, mund të kontrollosh nëse e ke lënë atë në tavolinë.”
Të paturit mundësi për të kontrolluar paisjet, furrat dhe dritat nga distanca dikur u konsiderua si një fakt futuristik, që nuk do të arrihej kurrë. Por gjigandët e teknologjisë janë përpjekur të paraqesin paisjet e tyre ‘inteligjente’për shtëpi si: Amazon me Echo dhe Google ka zhvilluar Nest.