Së fundmi Samsung ka prezantuar një ekran elastik 9.1 inç.
Ekrani fleksibël OLED mund të zgjatet në të dy drejtimet deri në 12 milimetra. Ky ekran i avancuar fleksibël mund të përdoret për teknologji të ndryshme, duke përfshirë inteligjencën artificiale dhe ekranet e automjeteve.
"Ndërsa OLED aktual fleksibël është në gjendje të transformohet në vetëm një anë, ky OLED i zgjerueshëm mund të transformohet: - qoftë i lakuar, i përkulur ose i mbështjellë, në të dyja anët, mbi dhe poshtë”, tha një burim nga Samsung për Kora Herald.
Firma kërkimore e Londrës, IHS Markit parashikoi se tregu për ekranet fleksibël do të vazhdojë të rritet në vitet e ardhshme. IHS vlerësoi se shitjet për ekranet fleksibël do të rriten në 15.7 miliardë dollarë në vitin 2020. Këtë vit ai kishte një vlerë rreth vlerë 5.3 miliardë dollarë. Kjo mund të çojë në smartfona që mund të ndryshojnë madhësinë në varësi të asaj për të cilën po përdoren.