Secondary Adv

Abu Dabi do te ndertoje fermen me panlele diellore me te madhe ne bote

Share on Google+

Kohët e fundit është njoftuar se Abu Dhabi do të bëhet ‘shtëpia’ e fermës më të madhe të energjisë diellore në botë, duke theksuar angazhimin e rajonit për shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

 

Me kosto rreth 8700 milion dollarë, ferma 1.17 gigawatt do të sigurojë energji të mjaftueshme për rreth 200,000 shtëpi. Përgjegjëse për punimet e ndërtimit do të jetë një konsorcium që përfshin Autoritetin e Energjisë Elektrike dhe të Ujit në Abu Dhabi (ADWEA), Korporatën Marubeni dhe kompaninë prodhuese Jinkosolar.

 

Ferma e re do të financohet 25 për qind nga kapitali dhe 75 për qind nga borxhi, me bankat vendase dhe ndërkombëtare që mbështesin financimin e këtij borxhi. Projekti gjithashtu do të bëhet një nga projektet me koston më efektive të energjisë në botë, me ofrimin e konsorciumit për të siguruar energji elektrike me një kosto prej 2.94 cent për kWh, sipas The National.

Parashikuar të përfundojë në vitin 2019, Abdullah Musleh Al Ahbabi, kryetar i ADWEA tha, “Tenderët për projektin u hapën në prill të vitit të kaluar. Kemi marrë më shumë se 90 propozime nga kompanitë më të mëdha në botë në energjinë diellore, gjë që tregoi besimin e investitorëve”,shtoi ai.


Më të lexuarat