Secondary Adv

Stadiumi i pare ne bote plotesisht prej druri

Share on Google+

Firma ndërkombëtare e arkitekturës “Zaha Hadid Architects” është autorizuar për të dizenjuar një stadium plotësisht prej druri, për klubin britanik të futbollit Forest Green Rovers.

 

I projektuar për të qenë stadiumi më ekologjik i futbollit në botë, ai do të ndërtohet krejtësisht nga druri dhe do e sigurojë energjinë e nevojshme elektrike nga burime të rinovueshme.

Stadiumi i ri  do të ketë kapacitet prej 5.000 vendesh dhe do të ketë përmbajtjen më të ulët të karbonit se çdo stadium tjetër në botë. Ai do të jetë në qendër të një parku ekologjik duke sjellë më shumë aktivitete dhe evente për komunitetin vendas.


Më të lexuarat