Secondary Adv

Studentet dizenjojne makinen qe mund te pershkoje gjithe SHBA-ne me 1 gallon gas

Share on Google+

Studentët e Inxhinierisë në Universitetin e Kebekut Laval kanë projektuar një makinë me gaz shumë  efiçente.

 

Ju mund të udhëtoni më larg se distanca midis Atlantas, Gjeorgjisë dhe Seattle, Uashington me një gallon të vetëm benzine. Studentët fituan garën e ‘’Shell Eco-marathon Americas” për makina me motor me djegie të brendshme. 

 

Një ish-fitues nga Université Laval inkorporoi një motor Briggs & Stratton me një cilindër me 3.5 kuaj fuqi, megjithëse ekipi thuhet se ka bërë shumë ndryshime në motor në makinën e tyre të fundit fituese. Gomat e holla ndihmuan në minimizimin e kontaktit të sipërfaqes dhe një trup me fibra karboni e mbajti makinën të lehtë. Ky konkurs zhvillohet çdo vit dhe nuk është hera e parë që studentët e Universit Laval kanë rrëmbyer çmimin. Ata kanë fituar shtatë nga garat në 10 vjet. Ata mundën 30 automjete të tjera të dizajnuara nga studentët.


Më të lexuarat