Paisja qe prodhon uje nga kondesimi ne vendin me te thate ne bote
Sipas një studimi 1 në 10 njerëz në botë kanë mungesë të ujit të pijshëm. Për gati 10 vjet, artisti Ap Verheggen ka punuar për të trajtuar mungesën e ujit.
Së fundmi, së bashku me ekipin e tij testoi idenë për të prodhuar ujë nga ajri në atë që ata e përshkruan si vendi më i thatë dhe më i nxehtë në planet: Shkretëtira e Saharasë. Ata krijuan paisjet e quajtura “Desert Twins”, të dizenjuara posaçërisht për këtë projekt. Një pajisje prodhon ujë, kurse tjetra përmban një njësi energjie. Kondesimi bën të mundur që paisjet të krijojnë ujë.
Por është shumë më e vështirë të prodhosh ujë nga ajri në Sahara se sa në Holandë, ku është edhe baza e ekipit, SunGlacier. Sipas tyre, ajri në Mali në një ditë vere ka vetëm gjysmën e avullit të ujit në krahasim me një ditë të thatë vere në Holandë. Ata u ballafaquan me disa ditë sfidash, por në fund arritën të prodhonin ujë në Mali. Ekipi e dinte se dizenjimi i tyre mund të funksiononte në kushte ideale, por suksesi në Mali tregon se ai mund të funksionojë kudo në botë.
SunGlacier synon të vazhdojë të përmirësojë teknologjinë e tyre dhe të thotë se në të ardhmen ata planifikojnë të përqendrohen në pastrimin dhe pasurimin e ujit me kripëra dhe minerale, si dhe ruajtjen e ujit. Qëllimi i tyre është të ndërtojnë një makinë që është në gjendje të operojë pa energji elektrike ose një burim uji të lëngshëm, si një pus.