Së fundmi ka filluar ndërtimi i teleskopit më të madh në botë, i cili mund të ndihmojë astronomët të gjejnë jetë në hapësirë.
Teleskopi gjigand i quajtur “European Extremely Large Telescope” (E-ELT), do të ndërtohet në Kili. Ai është projektuar për të ndihmuar astronomët të kthehen në galaktikat e para 14 miliardë vjet më parë.
Kur të përfundojë, do të jetë teleskopi më i madh optik në botë, rreth pesë herë më i madh se sa instrumentat më të mira të vëzhgimit që përdorim sot. Pasqyra e saj kryesore do të jetë rreth 39 metra. Ajo do të vendoset në një kube të madhe rrotulluese me diametër 85 metra, një madhësi e ngjashme me një fushë futbolli.
I vendosur në një mal 3,000 metërsh të lartë në mes të shkretëtirës së Atacamës, do të fillojë të funksionojë në vitin 2024. Ndërtimi i tij kushton 1 miliard euro. ELT financohet nga Observatori Jugor Europian, një organizatë e përbërë nga kombet e hemisferës jugore dhe ato evropiane.