Ndryshimi i klimes mund t'i beje qytetet 8 grade celsius me te nxehte deri ne 2100
Ndryshimi i klimës po sjell rritjen e tempraturave dhe efekti i saj mund të jetë më keq në qytetet e botës.
Studiuesit thonë se ‘efekt i ishullit të ngrohjes urbane’ ose fakti që qytetet janë më të nxehta në sajë të aktivitetit njerëzor, të kombinuara me ndryshimet klimatike mund të rrisin temperaturat në zonat urbane me rreth 14.4 gradë celsius ose tetë gradë Celsius, deri në fund të shekullit të 21-të.
Tre studimet e udhëhequr nga Francisco Estrada nga ‘Universidad Nacional Autónoma de México’dhe ‘Instituti i Studimeve të Mjedisit’ parashikojnë se temperaturat në qytete mund të rriten për rreth pesë gradë Celsius për shkak të ndryshimeve klimatike, si dhe një shtesë prej dy ose tre gradë Celsius si pasojë e asfaltit dhe betonit në metropole, duke nxitur efektin e ishullit të ngrohjes urbane. Temperaturat e tilla të rritura mund të ndikojnë në shëndetin e njeriut dhe të rëndojnë burimet natyrore.
Vetëm rreth një për qind e sipërfaqes së planetit mbulohet nga qytetet, por qendrat urbane prodhojnë rreth 80 për qind të produktit botëror bruto. Rreth 78 përqind e energjisë së konsumuar në të gjithë botën ndodh në qytete. Ata gjithashtu prodhojnë mbi 60 për qind të emetimeve globale të karbonit nga djegia e lëndëve djegëse. Qytetet kanë mundësi ta zbutin efektin e këtij fenomeni duke mbjellë pemë, duke përdorur panele diellorë etj.