Studim, brenda 45 viteve robotet mund ti kryejne shume mire te gjitha detyrat e njerezve
Sipas një studimi të ri në më pak se 50 vjet, robotët do të jenë në gjendje të tejkalojnë njerëzit në të gjitha detyrat e tyre.
Dhe, shenjat e para të këtij ndryshimi do të bëhen shumë më të dukshme. Vetëm brenda dhjetë vjetëve të ardhshëm, studiuesit zbuluan se inteligjenca artificile do e bëjë më mirë se njerëzit përkthimin e gjuhës, drejtimin e kamionëve dhe madje edhe shkrimin e eseve të shkollës së mesme. Sipas tyre makineritë mund të shkruajnë edhe librat më të shitur deri në 2049.
Në një studim të ri, hulumtuesit nga Instituti i Ardhmërisë së Njeriut i Universitetit të Oksfordit, Universitetit Yale dhe Efektet e IA-së anketuan 352 ekspertë të mësimit të robotëve për të parashikuar progresin e IA-së në dekadat e ardhshme. Ekspertëve u pyetën për kohën e aftësive dhe profesioneve specifike, si dhe parashikimet e tyre se kur IA do të bëhet superiore ndaj njerëzve në të gjitha detyrat dhe cilat mund të jenë nderlikimet sociale që sjell kjo.
Hulumtuesit parashikuan se makinat do të jenë më të mira se njerëzit në përkthimin e gjuhëve deri në vitin 2024, shkrimin e eseve të shkollës së mesme deri në vitin 2026, drejtimin e një kamioni deri në vitin 2027 dhe duke punuar si shitës në një dyqan deri në vitin 2031. Sipas tyre deri në vitin 2049, ata do të jenë në gjendje të shkruajnë një bestseller, dhe deri në vitin 2053 do të punojnë si kirurgë.
Studiuesit thonë se mundëësia që inteligjenca artificiale të mbizotërojë njerëzit në të gjitha detyrat në vetëm 45 vjet është 50%.